Gjatë takimit me qytetarët e Tetovës kryetari i Aleancës për Shqiptarët tha: Tek po dëgjoja parafolësit e mi, po mendjen dhe veshin e kisha tek zhurma e ujit, zhurmë me të cilën unë kam kaluar disa ditë këtu në Tetovë. Në periudhën më të vështirë timen personalisht . Në kohën kur erdha dhe Tetova më ofroj mbrojtje nga ata të cilët donin ta eliminonin Ziadin Selën. Të gjithë ato që ju thonë ndonjë gjë për Ziadin Selën thonu se Ziadin Sela është më tetovar se gjithsecili, sepse nuk e harroj mbrojtjen që ma dha Tetova , bukën që më ushqej mua dhe njerëzit e mi që rrinin e më ruanin mua në spital në momentet më të vështira për mua. Por unë nuk e harroj asnjë shqipëtar dhe urrejtjen më të madhe e ndjej për ato që shqiptarët mundohen t’i ndajnë me krahina e me zona. Gjithsecili prej nesh e themi me fshatra e me qytete, gjithsecili prej neve e përsërisim atë shprehjen përça e sundo dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo është fjalia që më së shumti funksionon brenda, përbrenda nesh dhe ne jemi ata që duhet tu japim fund.
Data 23.04.2024
Aktuale
- Fidani dhe Rita ndajnë lajmin e shumëpritur
- Zhaklina dërgon mesazh në Big Brother VIP 3, mbështet njërin prej banorëve
- Pendarovski: Rrethi i parë i votimit më 24 prill do ta paralajmërojë fituesin e 8 majit
- Taravari: Veprimet e VLEN-it do të jenë në përputhje me interesin strategjik të SHBA-ve
- E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani
- Shefi i inteligjencës ushtarake izraelite jep dorëheqje për shkak të sulmit të 7 tetorit
- Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe
- Afrim Gashi: Ai që qesh i fundit qesh më së ëmbli