https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1798357480205096/
Një zjarr i madh është ndezur në pyjet me pisha mbi fshatin Kondovë, raporton SHENJA. Në këtë hapësirë ka pasur vatra zjarri edhe gjatë ditëve të kaluara, por u rindez sot në orët e mbrëmjes pasi nisi të fryjë era. Zjarri është aktiv ende edhe pse tashmë janë ulur temperaturat ndërsa ka vranësira dhe mundësi për reshje shiu. /SHENJA/