VIDEO/ Zoran Zaev në “Konfliktin e Kumanovës” i përfshinte Ali Ahmetin dhe Sadulla Durakun

VIDEO/ Zoran Zaev në “Konfliktin e Kumanovës” i përfshinte Ali Ahmetin dhe Sadulla Durakun

Kryeministri Zoran Zaev para dy viteve në një dalje publike të tij kishte shtruar dilemën se a është përzier vallë BDI-ja e Ali Ahmetit në konfliktin e rëndë të Kumanovës, që ndodhi më 9 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave, raporton Almakos.

Në atë kohë, menjëherë pasi ishte kthyer nga Sllovenia në Shkup, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, kishte përsëritur qëndrimin lidhur me konfliktin e Kumanovës, duke deklaruar se pa marrë parasysh se çka ka thënë në Slloveni, për të bëhet fjalë për rast të montuar nga pushteti (VMRO-BDI), kurse si bazë për këtë e kishte përmendur edhe një deklaratë të vetë kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Sot e kësaj dite them se ajo ishte një skenar i organizuar nga strukturat e pushtetit. Shpresoj se hetimet e mëtutjeshme do të konfirmojë këto gjëra. Dëgjuam incizime të publikuara nga disa të punësuar në Agjencinë për Zbulim se si bisedojnë me ata njerëz. Zotëri Ahmeti publikisht pranoi se njëri prej aktivistëve të tij partiak Sadulla Duraku, pak para sulmeve është dërguar të bisedojë, ja konekcionet e mjaftueshme të qeveritarëve me këto struktura banditeske që ishin prezente në Kumanovë”, deklaroi Zaev, transmeton Almakos.

Ndërkohë sot, të dënuarit në shkallën e parë për luftimet në Kumanovë, kanë dalë me letër publike në të cilën akuzojnë se funksionarë të lartë politik dhe policor e kanë inskenuar rastin.

Në letrën e grupit të Kumanovës shkruan se orkestruesit shqiptar janë Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Bekir Asani, Ejup Alimi, Arif Asani, Shenasi Mehmedi, Sadulla Duraku, Zemri Qamili, Besir Dehari.
Në palën maqedonase si orkestrues akuzohen Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska, Mitko Çavkov, Stojan Angellov dhe Gjorge Ivanov.

Të dënuarit kërkojnë prej kryeministrit që të publikojë provat që i lidhin këta persona me rastin./Almakos