Vidhen rreth 70 mijë euro në një shtëpi në Ferizaj, familjarët rrëfejnë ngjarjen (Video)

Vidhen rreth 70 mijë euro në një shtëpi në Ferizaj, familjarët rrëfejnë ngjarjen (Video)

Një vjedhje ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Dremjak të Ferizajt. Ngjarja ndodhi teksa familjarët ishin aty. 

Thonë se persona të panjohur u vodhën rreth 70 mijë euro. Ndërkaq,  policia nuk ka ende të dyshuar për këtë rast.

Dhoma ku ishin tri arka me 44 mijë euro, 2500 franga si dhe 20 mijë euro vlerë e arit është e paprekur pas vjedhjes.

Të martën në mbrëmje familja Muhaxheri nga fshati Dremjak i Ferizajt, ishte cak i një plaçkitjeje nga disa persona.

Hekuran Muhaxheri tregon se si ndodhi ngjarja, derisa të gjithë ishin në shtëpi.

“Mbrëmë rreth orës 7:30, derisa po hanim darkë me familje kanë ardhur hajnat dhe e kanë hapur dritaren dhe e kanë kryer vjedhjen”, tha për RTV Dukagjinin, Hekuran Muhaxheri.

Por,  hajdutët nuk kaluan pa u vërejtur nga disa anëtarë të kësaj familjeje.

“Njëri persona ka pasur dy kaça në dorë, tjetri vetëm një kac. Kanë dalë në rrugë dhe janë takuar me djalin e mixhës. E kanë kërcënuar me allti duke e urdhëruar t’ua lëshoj rrugën. Ai ua ka lëshuar rrugën dhe ata kanë hipur në një veturë që i ka pritur”, tregon Hekuran Muhaxheri.

Dy personat që kryen këtë vjedhje të rëndë,  janë kapur nga disa kamera të sigurisë, ani pse ata provuan që t’i zhdukin të gjitha dëshmitë, duke e dëmtuar njërën prej kamerave e cila paraqet rrugën në tërësi.

Rruga që ndoqën plaçkitësit nuk ishte e shkurtër dhe sipas fshatarëve nuk frekuentohet nga personat e panjohur.

Policia e Ferizajt ka arrestuar disa persona por ende nuk dihen nëse ata kanë të bëjnë me vjedhjen e kryer në shtëpinë e familjes Muhaxheri.

“Për momentin jemi duke i vazhduar hetimet në disa pista. Aktualisht nuk ka diçka konkrete, pavarësisht se janë shoqëruar në stacion disa persona të cilët më pas janë liruar”, tha Agim Gashi

Familja Muhaxheri ishte duke e ndërtuar një restaurant në fshatin e tyre, por nuk ka ndonjë dyshim se nga kush mund të jetë kryer vjedhja. Megjithatë ata i kanë dhënë  policisë  të gjitha filmimet e kamerave të sigurisë.

Ndërkaq një vjedhje tjetër ka ndodhur në Suharekë ku  persona të panjohur kanë hyrë në  një shtëpi dhe kanë vjedhur para, stoli ari si dhe një pistoletë, konfirmon policia./Telegrafi/

TAGS