Vidhen valuta në vlerë 70 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Vidhen valuta në vlerë 70 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj
Tash esht Koha

Në një këmbimore në rrugën ‘Dëshmorët e kombit’ në Ferizaj, mbrëmë ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Disa persona të panjohur kanë vjedhur valuta në vlerë 70 mijë euro.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për Telegrafin se pronari i këmbimores ka lajmëruar rastin në orën 08:10 të mëngjesit.

“Sot rreth orës 08:10 minuta kemi marr një thirrje nga pronari i këmbimores, i cili ka deklaruar se gjatë natës së mbrëmshme, persona të panjohur kanë depërtuar në këmbimorën e tij. Ai ka thënë se nga kaca janë marrë valuta të ndryshme në vlerë 70 mijë euro”, ka thënë Gashi.

Sipas tij Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka bërë ekzamunumin.

“Jemi duke punuar në ndriçimin e rasit. Ende nuk kemi të dyshaur”, ka thënë ai./Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS