Viktima dhe shtëpi të dëmtuara nga zjarri në Korenë e Jugut – Son dhuron 100 mijë funte

Viktima dhe shtëpi të dëmtuara nga zjarri në Korenë e Jugut – Son dhuron 100 mijë funte

Viktima dhe shtëpi të dëmtuara nga zjarri në Korenë e Jugut – Son dhuron 100 mijë funte

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Heung Min Son, ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm, duke treguar se është njeri i madh edhe jashtë fushës së futbollit.

Rreth 400 shtëpi janë dëmtuar në Korenë e Jugut, pasi një zjarr i madh ka përfshirë vendlindjen e Son.

Nga kjo fatkeqësi që ka prekur shtetin e Koresë, është konfirmuar se deri më tani dy veta kanë humbur jetën.

Pasi ka kuptuar për fatkeqësinë që ka prekur vendin e tij, Son ka dhuruar 100 mijë funte donacion për viktimat dhe dëmet e shkaktuara, transmeton lajmi.net.

“Donacioni im nuk është asgjë krahasuar me atë që kanë përjetuar viktimat. Edhe pse unë jetoj jashtë vendit, unë e di se çfarë ndodh në vendin tim” ka thënë Son, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se kjo është ajo çfarë duhet bërë kur diçka ndodh në vendlindjen time. Unë besoj se parat nuk kanë rëndësi. Gjëja më e rëndësishme është të bëjmë diçka për viktimat” ka thënë tutje anëtari i Tottenham.

Zjarri ka kapluar pjesën veri-lindore të Koresë Jugore, ku në flak janë përfshirë malet që janë afër kufirit me Korenë e Veriut.

Qindra njerëz raportohet të kenë mbetur të pastrehuar si pasojë e këtyre ngjarjeve. Autoritetet koreane kanë thënë se ky është zjarri më i madh në historinë e vendit. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS