Vilian kryen testet mjekësore te Arsenali

Vilian kryen testet mjekësore te Arsenali

Londër, 10 gusht 2020 (MEDIAL) – Vilian është para shpërnguljes në Arsenal. Braziliani i cili ka braktisur Çelzin dhe është agjent i lirë sot i është nënshtruar testeve mjekësore. Pas përfundimit të tyre, pritet që ai të firmos marrëveshje tre vjeçare me “topçinjtë”, transmetojnë mediat e atjeshme.

Lojtari ofensivë i mesfushës e ka lëshuar “Stemford Brixhin” pas shtatë vitesh në klub. Nuk kanë munguar ofertat për 32 vjeçarin, por ai ka zgjedhur Arsenalin dhe vetëm se do të ndërrojë vendin në Londër.

Megjithatë disa tifozë rikujtojnë se derisa nuk lidhet marrëveshje, transferi nuk është 100 për qind i sigurt. Para se të zhvendoset në Çelzi, Vilian ishte kontrolluar në Totenhem, por më pas u gjend me rivalin e tij të qytetit. fab/