VIP-at në plazh/ Fansat kritikojnë Ronela Hajatin, rikthehet Ledia Çelo

VIP-at në plazh/ Fansat kritikojnë Ronela Hajatin, rikthehet Ledia Çelo

Na ka mbetur ende kohë për të shijuar verën, ditët me diell dhe detin. E duket se me përfundimin e gushtit janë shtuar edhe ata që duan ende të kalojnë kohë me pushime. Më poshtë kemi zgjedhur të sjellim disa prej shkrepjeve më të pëlqyera në këtë fundjavë. Natyrisht që VIP-at tanë kanë ardhur edhe këtë herë seksi dhe provokuese.



Tika Camaj

Tika Camaj është modelja e njohur shqiptare që famën e ka të fokusuar në SHBA. Ajo në rrjetin social Instagram ka hedhur disa foto të reja ku tregoi se të jesh seksi, nuk do të thotë të kesh doemos hire bombastike trupore.Tika u shfaq me bikine në një ambient të bukur. Duke u thyer pak në mes, ajo dukej shumë seksi.

Alesia Bami

Alesia Bami po shijon pushimet e saj në jug të vendit. E natyrisht që kur flasim për të nuk kishte sesi mos të mungonin fotot sensual nga bregdeti.Ajo shihet se derisa ishte nën ujë, dikush i fotografon gjoksin. Moderatorja nuk ka zbuluar se kush e shoqëron në këto ditë të nxehta vere përgjatë pushimeve në bregdet.

Kejvina Kthella

Që pas rikthimit të saj nga SHBA Kejvina ka nisur pushimet e saj. Modelja është shfaqur këtë verë superseksi, teksa ka pushuar në vendin tonë. E tillë ka qenë edhe në fundjavën e shkuar, ku modelja ka provokuar me format e saj seksi nga pishina. Natyrisht që komentet nuk kanë munguar për këtë bukuroshe.

Rezarta Shkurta

Edhe Rezarta e ka shfrytëzuar këtë verë për të pushuar me familjen e saj. Këngëtarja nuk i ka kursyer edhe fotot seksi nga bregdeti, ku si gjithmonë shfaqet në top formë. Ndonëse u shpreh se ka marrë disa kile nga karantina, Rezarta vijon të mbetet një nga femrat më seksi në vendin tonë.

Ronela Hajati

Kjo verë e ka gjetur single këngëtaren pas ndarjes nga Young Zerka. Ronela ka pushuar këtë verë dhe ka provokuar me format e saj, por duket se nuk kanë munguar as fansat që e kanë kritikuar, duke i kërkuar që të dobësohet pak. Menjëherë këngëtarja ka reaguar, duke treguar edhe njëherë komoditetin që ajo ka me peshën e saj.

Ledri dhe Sara

Çifti po kalon këto pushime në pritje për tu bërë prindër për herë të parë. Sara nuk na i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur, por duket se në shkrepjen që ka publikuar partneri saj, ajo nuk ka qenë dakort. Ndonëse çifti

shfaqet në harmoni me njëri-tjetrin, Sarës nuk i ka pëlqyer kjo shkrepje.

Luana Vjollca

Pasi publikoi këngën e saj “Locos” Luana është arratisur me pushime. Këngëtarja po shijon suksesin këtë herë larg nga Shqipëria. Ndonëse nuk ka preferuar të na thotë se ku është, ajo nuk na i ka kursyer fotot seksi ku shfaqet me bikini. Natyrisht që nuk kishte sesi të mungonte në këto pushime as partneri i saj, Krenari.

Ledina Çelo

Ledina është kthyer në Shqipëri për të shijuar ditët e nxehta të verës së bashku me familjen. Dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, që ajo do të shfaqej si gjithnjë në formën e saj më të mirë. E veshur me bikini të bardhë, më së miri atë mund ta ngatërrojmë me një supermodele kombëtare.

TAGS