‘’Virusi është midis jush’’, shefja e Infektivit: Fluksi i pacientëve po shtohet

‘’Virusi është midis jush’’, shefja e Infektivit: Fluksi i pacientëve po shtohet

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu,ka shpërndarë së fundmi mesazhin e shefes së Infektivit, Najada Çomo, e cila shprehet se qytetarët duhet të mbajnë maskën, respektojnë distancën si dhe të shmangim grumbullimet.



Çomo shprehet se virusi është ende mes nesh, ndërsa shton se fluksi i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv ka ardhur duke u shtuar.

“Jemi në sezonin e verës. Kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve ka ardhur duke u shtuar. Kam një apel për qytetarët që gjithë këto muaj pune intensive janë një lodhje e jashtëzakonshme.

Ju lutem respektoni masat për mbajtjen e maskës, ruani distancën dhe vizitoni sa më pak vendet me shumë njerëz.

Virusi është midis jush, është edhe midis nesh si personel shëndetësor që iu shërbejmë ne. Ne jemi për t’iu shërbyer juve, ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj”,shprehet Çomo.