NGA Ministrai e Punëve të Brendshme informojnë se janë kapur 95 emigrantë nga bangladeshi, Pakistani Siria, Afganistani dhe Iraki. Ndërkaq janë tre shtatas tanë në tre raste të ndryshme për mbajtjen e paligjshme të emigrantëve, transmeton INA.
Më tej nga kjo ministri jepen detaje si ka ndodh ndalesa e emigrantëve në Strumicë.
“Gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes”, me targa të Shkupit, që e ka drejtuar D.H., janë gjetur 50 emigrantë dhe atë 33 nga Bangladeshi, 15 nga Pakistani dhe dy nga Afganistani. D.H. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor Strumicë, ndërsa kontroll në vend kanë kryer ekipet e Qendrës rajonale për punë kufitare dhe SPB Strumicë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër shoferit do të ngritet padi përkatëse”, kumtoi sot MPB.
Nga kjo ministri informojn poashtu për kapjen e emigrantëve në Magjistralen Shtip- Radovish në vendin e quajtur “Kanda”.
“Mbrëmë rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Kanda”, në rrugën magjistrale Shtip-Radovish, nëpunës policor nga Reparti për punë kufitare dhe migrime e kanë privuar nga liria R.S.(30) nga Shkupi, i cili e ka drejtuar automjetin “Alfa Romeo”, me targa të Sveti Nikollës, ndërsa në të cilën janë gjetur gjashtë emigrantë nga Pakistani.Gjatë ndaljes, R.S. ka bërë përpjekje për të ikur, por është ndalur. Pas bastisjes së kryer në automjet është konfirmuar se targat i përkasin automjetit motorik “Folksfagen”. R.S. dhe emigrantët janë dorëzuar te nëpunësit policor nga Stacioni policor Sveti Nikollë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në kumtesën e MPB-së. edhe një person nga Kërçova është privuar nga liria në vendin e quajtur “Raborska kërstosnica”,në Strumicë.
“Gjatë ndaljes së automjetit ai është munduar të ikë, por është ndaluar, ndërsa pas bastisjes së kryer të automjetit janë gjetur 39 emigrantë (35 nga Siria dhe katër nga Iraku). Kontroll është kryer, ndërsa pas urdhërit të prokurorit publik emigrantët janë akomoduar në QPT “Vinojug” në Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër B.I. do të ngritet padi përkatëse për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka bërë vepër penale “fshehje të emigrantëve”, theksohet në kumtesën e MPB-së.