Vitamina C mund tё ulё efektin e barnave antikanceroze

Vitamina C mund tё ulё efektin e barnave antikanceroze

Pёrdorimi i tepërt i vitaminës C mund ta zvogëlojё efektin e barnave tё cilat përdorёn nё terapinë e pengimit tё zhvillimit tё tumorit

Hulumtimet kanё teguar se pas konsumimit tё barit i cili shkatërron qelizat tumorale sё bashku me vitaminën C nё formё tabletave, njё e treta deri nё 70% e qelizave tumorale kanё mbijetuar, transmeton Telegrafi.

Shumё studime nё tё kaluarёn iu kanё rekomanduar pacientёve tё përdorin vitaminën C, pasi qё bёhet fjalё pёr njё antioksidues natyral i cili mund tё veprojё nё qelizat tumorale.

Por studimet e reja kanё treguar se barnat antikanceroze kanё pasur efekt mё tё dobët kur pacienti i ka konsumuar ata nё kombinim me vitaminën C.

Kjo ndodh pasi qё vitamina C i mbron strukturat brenda qelizës tumorale, tё njëjtat tё cilat duhet tё shkatërrohen nga barnat. Nё studimet mё tё reja janë shfrytëzuar doza tё mёdha tё vitaminës C.

Mjekёt thonё se doza e madhe e antioksiduesve e zvogëlon veprimin e barnave. Andaj preferohet qё pacientёt ta marrin atё me anё tё ushqimit tё shёndetshёm dhe jo me anё tё medikamenteve tё pasura me vitaminё C. /Telegafi/

TAGS