“Vitamina e diellit”, si të merret dhe rëndësia e saj

E njohur edhe si “vitamina e diellit”, vitamina D mbulon një sërë funksionesh të rëndësishme në organizmin e njeriut mes të cilave:

• Nxit përthithjen e kalciumit nga sistemi i tretjes

• Mban në normë nivelet e kalciumit dhe fosforit në gjak

• Përmirëson përthithjen e kalciumit dhe fosforit nga veshkat

• Forcon kockat

• Nxit zhvillimin e kockave te fëmijët

Çfarë është mungesa e vitaminës D?

Është situata që pasqyron një nivel të pamjaftueshëm të vitaminës D për ta mbajtur trupin e njeriut të shëndetshëm.

Në mjekësi, mungesa e vitaminës D njihet edhe si hipovitaminoza D.

Shkaqet:

• Ekspozimi i pamjaftueshëm në diell

• Kequshqyerja

• Aktiviteti i ulët fizik në ajër të pastër

• Lëkura e errët

• Jetesa në zona të largëta nga ekuatori

• Përdorimi i tepruar i kremërave solarë (një krem solar me SPF 15 bllokon rreth 99% të prodhimit natyral të vitaminës D)

• Një rritje të nevojës për vitaminë D

• Një ndryshim në përthithjen e saj nga sistemi i tretjes

• Prania e patologjive të tjera si sëmundjet e mëlçisë apo veshkave, të cilat kompromentojnë konvertimin e saj

• Terapi me medikamente të ndryshme

Faktorë që ndikojnë në mungesën e vitaminës D:

• Tymi i duhanit

• Mosha e avancuar

• Obeziteti

• Alkooli

• Ushqyerja e foshnjes me gji

• Prezenca e osteoporozës

• Prezenca e bypass gastrik

Duhet thënë se mungesa e vitaminës D haset më shpesh te:

• Personat që i shmangen ekspozimit në diell

• Personat që vuajnë nga insufiçienca renale ose hepatike

• Ata që vuajnë nga sarkoidoza, tuberkulozi, histoplazmoza ose ndonjës ëmundje tjetër granulomatoze

• Pacientët me limfomë, një lloj i kancerit të gjakut.

• Njerëzit me fibrozë cistike, pankreatit kronik ose cirroza biliare

Pasojat e mungesës së vitaminës D:

-Dhembje të kockave

-Dhembje të artikulacioneve

-Dobësi muskulore

-Kocka të dobëta, që tentojnë të deformohen te personat me moshë të re, ose të thyhen lehtësisht tek ata me moshë madhore

-Vështirësi për të menduar në mënyrë të qartë

-Lodhje të vazhdueshme

-Rakitizëm

-Rrezik për sëmundje të zemrës

Ushqimet më të pasura me vitaminë D:

• Qumështi

• Lëngu i portokallit

• Qumështi i sojës

• Kosi

• Drithërat e mëngjesit

• Margarina

Burime të tjera të mira të vitaminës D janë: vaji i merlucit apo të peshqve të tjerë si, (salmon, troftë, peshku shpatë, ton, etj), këpurdhat dhe e verdha e vesë.

TAGS