Viti i Skëndërbeut, aktivitete të shumta edhe në Maqedoni

Viti i Skëndërbeut, aktivitete të shumta edhe në Maqedoni

550-vjetori i vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriti Skënderbeu dhe shpallja e vitit 2018 si vit mbarëkombtar i Skënderbeut, do të shënohet edhe në Maqedoni.

 

 

Nën patronazhin e kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe nga ITKSH, ky vit i Skënderbeut do të shënohet edhe në Maqedoni. Festimet do të fillojnë më 17 janar me akademinë solemne, promovimin e pullës postare dhe shumë aktiviteteve të tjera.

Në grupin e punës, janë përfshirë disa institucione, përfshirë universitetet, si dhe profesorë e ekspertë.

“Ky shënim fillon me 17 janar të këtij viti me Akademinë solemne dhe me promovimin e pullës postare me figurën e Skënderbeut nën përkujdesjen e Postave të Maqedonisë, promovimi i së cilës do të bëhet të mërkurën fillimisht në Maqedoni dhe më pas, pason promovimi i saj në Prishtinë tek Ramush Haradinaj, ku do jem dhe unë prezent, dhe kështu do bëhet zbatimi i programit për shënimin e datave të veçanta dhe hapja e zbatimit të programit për shënimin e datave të veçanta dhe personaliteteve të shquara gjatë 2018”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Parlamentit të Maqedonisë.