Vizitë e drejtuesve të Merhametit në TIKA

Vizitë e drejtuesve të Merhametit në TIKA

Sot, më 15.09.2020 ( e martë), kryetari i OKH “Merhamet”, Ridvan Xhaferi, i shoqëruar nga anëtarët Eljesa Ismaili, Taxhudin Shabani dhe Xhihad Husejini, e vizituan koordinatorin e sapoemëruar të TIKA- s në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Halim Ömer Söğüt.
Me këtë rast kryetari i Merhametit, Ridvan Xhaferi, i dëshiroi mirëseardhje z. Ömer Söğüt, duke i dëshiruar punë të suksesshme dhe duke i ofruar bashkëpunim siç ka qenë edhe me koordinatorët e tjerë të TIKA-s në Shkup.
Po ashtu mysafirët e njoftuan z. Ömer Söğüt për bashkëpunimin e frytshëm që deri tani ka qenë mes Merhametit dhe TIKA-s, duke realizuar shumë projekte të karakterit kulturor, edukativo-arsimor dhe humanitar.
Duke u falënderuar për vizitën, z. Ömer Söğüt shprehu gatishmërinë e tij për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, që do të jenë në shërbim të gjithë shoqërisë në R. e Maqedonisë së Veriut.
Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen të ketë vizita të ndërsjella, gjithë kjo me qëllim të rritjes së efikasitetit të veprimtarive me interes të përbashkët.