Vjedhje masive e boçeve të pishave në Fier (Video)

Vjedhje masive e boçeve të pishave në Fier (Video)

Vjedhja e boçëve të pishës në mënyrë të paligjshme ka bërë që drejtuesit e Ndërmarrjes Pyjore në Fier të zhvillojnë kontrolle të vazhdueshme.

Boçët e pishës shkojnë për eksport dhe vetëm në 3 muaj është marrë në mënyrë të jashtëligjshme një sasi e konsiderueshme.

Nga Cakrani, drejtuesit e Pyjores kërkojnë ndërprerjen e këtij fenomeni.

Konstatimi i dëmeve në masivet pyjore me qëllim parandalimin e këtij fenomeni, i ka sjellë një dëm të konsiderueshëm financiar Bashkisë së Fierit.

Ndërkohë që fenonemi tjetër shqetësues, ai i prerjes në mënyrë masive të pyjeve për dru zjarri, është zvogëluar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. /Telegrafi/

TAGS