Dy persona kanë raportuar se gjatë natës nga persona të panjohur iu ka vjedhur automjeti i tipit Daimler Benz me targa vendore dhe një viç nga stalla.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 23:00 në fshatin Klinë e Epërme, Skenderaj. /Telegrafi/