Vjen humbja e parë për Zidanen, e nënta për Realin

Vjen humbja e parë për Zidanen, e nënta për Realin

Ka ardhur humbja e parë e Real Madridit në krye me Zinedine Zidanen në La Liga.

Është skuadra e Valencias që në ‘Mestalla’ ka mposhtur Real Madridin me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të.

Për Real Madridin, kjo ishte humbja e nëntë sezonale, ndërsa  e para me Zinedine Zidanen trajner.

Goncalo Guedes në minutën e 35’, me një gol të bukur kaloi vendasit në epërsi.

Golin e qetësisë Valencia e realizoi në minutën e 83’, përmes Ezequiel Garay, që shënoi me kokë.

Real Madrid provoi deri në fund, dhe e gjitha që bëri ishte një gol nga Karim Benzema në minutën e 94′, për 2:1./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS