Vjen në jetë fëmija i reperit të ndjerë XXXTentacion, shtatë muaj pas vrasjes së tij

Jenesis Sanchez, e dashura XXXTentacion, ka sjellë në jetë fëmijën e tij, shtatë muaj pas vdekjes së reperit.

Fëmija është djalë dhe është pagëzuar Gekyume Onfroy – një emër i zgjedhur nga reperi para vdekjes së tij.

“Me gëzim ju njoftojmë se foshnja dhe nëna janë të shëndetshëm. Emri i Gekyumes rrjedh nga një fjalë që X e kishte krijuar para vdekjes së tij që e ka kuptimin ‘një gjendje tjetër’ mendore ose universi ‘i ardhshëm’ i të menduarit”.

Lexo po ashtu:

“XXXTentacion e ka zgjedhur posaçërisht këtë emër për djalin e tij; familja e tij është e nderuar ta plotësojë dëshirën e tij dhe t’ia shprehë fëmijës Gekyume me dashuri”, thuhet në një kumtesë për media të familjes së reperit.

Një postim është bërë edhe në InstaStoryn e muzikantit nga stafi i tij – një fotografi me mbishkrimin “Yume zyrtarisht ka ardhur”.

(Foto: Instagram/ xxxtentacion)

Jahseh Dwayne Ricardo Onfroy (emri i vërtetë i XXXTentacion) vdiq në qershor të vitit të kaluar në moshë 20 vjeçare. Ai u gjuajt me disa plumba në qarkun Broward të Floridës.

Katër persona janë arrestuar dhe janë akuzuar për vrasje të shkallës së parë dhe grabitje me armë zjarri. /Telegrafi/

XXXTentacion u vra në moshë 20-vjeçare (Foto: Jason Koerner/Getty Images/Guliver)

TAGS