Vjen në jetë foshnja e Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen

Vjen në jetë foshnja e Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen

Çifti i njohur Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen janë bërë prindër për herë të parë.

Burak dhe Fahriye janë ndër çiftet më të njohura në shoubizin turk, shkruan lajmi.net.

Mediet turke raportojnë se çifti janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar Karan.

Sipas “EnMagazine”, Burak e ka shoqëruar bashkëshorten gjatë lindjes dhe u emocionua shumë kur mori djalin në krahë.

Për ndryshe, si Burak ashtu edhe Fahriye janë shumë të suksesshëm në profesionet që ushtrojnë. /Lajmi.net/

TAGS