Shkruan: Hamzi Ibraimi
Koha = jeta. Pra, humbja e kohës është humbja e jetës, ose posedimi i kohës tuaj është pronësi e jetës tuaj.
Alan Lakein
Buhariu transmeton nga Ibn Abasi se i Dërguari a.s ka thënë: “Dy begative që shumica e njerëzve nuk i’a dijnë vlerën janë: Shëndetit dhe kohës së lirë”
Islami vlerën e kohës e përshkruan në menyrën më të mire si duhet një njeri që ta shfrytëzojë kohën e tij në çdo fazë të jetës së tij.
Për fat të keq në ditët e sotme njeriu ka harruar veçoritë më të vlefshme të kohës!
Njeriu duhet ta ketë parasysh dhe mos ti harrojë vlerat dhe veçoritë e kohës të cilat duhet ti kuptojë në mënyrë të përpikët. Njeriu shpeshherë harron se koha kalon shumë shpejt pa marrë parasysh a është kohë e gëzimit apo e hidhërimit, ose ndojnjë punë tjetër që bën njeriu. Të gjithë ne duhet të dijmë se jeta dhe koha kanë një mision të përbashkët. Njeriu sa të jeton mendon se ka kohë për shumë gjëra për të bërë.
Njeriu nuk duhet harruar se koha që kalon, kalon edhe një pjesë e jetës së tij. Ngase çdo ditë, çdo minutë e sekondë e përbën jetën e njeriut.
Hasan Basriu thotë: o Biri Ademit! Unë jam një krijesë e re dhe dëshmuese i punës tënde. Shfrytëzomë mua, se po ika nuk kthehem më deri në ditën e gjykimit. Mos të harrojmë se koha është shumë e vlefshme dhe asnjëherë nuk mund të zëvendësohet as me flori e as me diamand ngase koha që e zotëron njeriu është më e shtrejtë se çdo gjë tjetër. Njeriu që nuk ia dinë vlerën kohës do të vijë një ditë që do ta njeh atë por do të jetë shumë vonë ngase i humbet shansi që ta shfrytëzojë atë. Në Kuranin famëlartë përmendet ku njeriu do të pendohet për humbjen e kohës ajo do të jetë : Në momentin që do ti jepë lamtumirën e fundit kësaj bote për të kaluar në botën tjetër dhe kur do të del në ditën e gjykimit ku do dëshirojë që të kishte edhe pak kohë që të shfrytëzojë kohën dhe të bëjë punë të mira.
Dhe në fund dua të përfundoj me fjalët e Zotit tonë:
Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm. (Kur’an, Sure Asr)