Vllaznia mund të humbasë një tjetër sulmues

Vllaznia mund të humbasë një tjetër sulmues

Vllaznia mund të humbasë një tjetër sulmues, të riut nuk i ofrohet kontratë.

Akademia e Vllaznisë ka shumë elementë pozitivë dhe i fundit është Angelo Radovani. Sulmuesi është golashënuesi i ekipit U-19 dhe pret që të firmosë kontratë profesioniste me kuqeblutë.

Shtatlarti duket se nuk bind drejtuesit e klubit për diçka të tillë, pasi i kanë kërkuar të vihet në provë ndryshe nga disa bashkëmoshatarë të tillë. Radovani e mbylli sezonin me 16 gola të shënuar, ndërsa stërvitet prej 12 vitesh te Vllaznia.

Ai dëshiron të mbetet në Shkodër, por duket se diçka e tillë mund të jetë e vështirë. Kuqeblutë nuk i ofrojnë kontratë dhe me shumë mundësi i riu do të tentojë të kalojë në ndonjë ekip tjetër.