VMRO-DPMNE ka vazhduar akuzat ndaj Qeverisë për skandalin e ndarjes së parave në Fondin e inovacionit. Dimçe Arsovski, zëdhënës i kësaj partie akuzoi drejtuesit e Fondit se kanë ndarë mijëra euro dy kompanive që janë në proces të fshirjes dhe mbylljes në Regjistrin Qendror.
Nga kjo parti akuzuan se Qeveria aktuale nuk meriton të udhëheq me vendin dhe se me këto keqpërdorime të parave të qytetrëve vendi nuk mund të integrohet në NATO dhe BE.
“Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur zbardhëm skandalin e “Inovacionit Kriminal” dhe qeveria kriminale e LSDM-së nuk ka ndërmend të tërheqë në tërësi projektin kriminal. Qeverinë e LDSM-së duhet ta përgëzojmë për atë, se është e vetmja që meriton një grant inovativ në pjesën krimit inovator. Fondi për Inovacion ka ndarë para për dy kompani të cilat janë në process të mbylljes në bazë të nenit 552, edhe atë imagjinojeni, shuma e përgjithsm e cila i është ndarë këtyre kompanive që jenë para fshrijes është 201,143 euro” – tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.