13 Janar 2019 / 10:43
Do të mbetet e shënuar se 81 deputetë kundër vullnetit të qytetarëve në mënyrë antikushtetuese, të paligjshme ilegale dhe në kriminale ndryshuan emrin dhe identitetin e Republikës së Maqedonisë, thonë nga VMRO-DPMNE-ja në një deklaratë.
“LSDM dhe Zaev dhunshëm përmes shantazheve, kërcënimeve dhe pazareve e hodhën poshtë vullnetit e popullit dhe ndryshuan emrin e Republikës së Maqedonisë, edhe pse populli maqedonas në mënyrë të qartë në referendum tregoi se është kundër ndryshimit të emrit dhe kundër Marrëveshjes. Krimineli i falur Zoran Zaev, pa asnjë pikë turpi e riemëron atdheun e tij ende pa hy marrëveshja në fuqi. Zaev, i cili betohej në emrin e paraardhësve të tij dhe në emrin e fëmijëve të tij se nuk ka për ta ndryshuar emrin e Maqedonisë, tani feston dhe krenohet me ndryshimin e emrit dhe identitetin”, theksohet mes tjerash në komunikatën e VMRO-së.
ALSAT
Loading…