VMRO-DPMNE: 500 qytetarë humbën jetën përshkak paaftësisë së Zaev dhe Filipçe

VMRO-DPMNE: 500 qytetarë humbën jetën përshkak paaftësisë së Zaev dhe Filipçe

500 qytetarë e humbën jetën përshkak paaftësisë dhe mos interesimit të Zaev dhe Filipçe për të menaxhuar me korona virusin. Kështu fillon sot komunikata për media e VMRO-DPMNE-së.

Siç shprehen nga VMRO, pothuajse gjashtë muaj që Republika e Maqedonisë është prekur me pandeminë e Covid 19, Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe Zaev ende nuk kanë strategji, e as mënyrë si të menaxhohet me të njejtën.

“Edhe pse nga fillimi i pandemisë, në konferencat për shtyp nga ana e ministrit Filipçe dëgjonim se shteti mirë po menaxhon me virusin dhe me zgjuarsi po përcjelljet situata, gjithsesi, numrat e përditshme nga fillimi e deri tani, tregojnë që jo vetëm që Qeveria nuk ka asnjë masë për menaxhim me krizën, por edhe ka ngritur duart nga situata dhe qytetarët janë lënë të kujdesen vet për shëndetin. Numrat fillestare të të infektuarve nga virusi që ishte paraparë ishte rreth 2000 të infektura, ndërsa sot jemi dëshmitarë për numra frapante prej mbi 11 mijë të infektuar dhe për fat të keq, rreth 500 të vdekur”, shprehen nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti thonë se Maqedonia është bërë Llombardia e Ballkanit sepse shteti nuk ka strategji e as plan si të luftojë pandeminë.

“Viktima më të mëdha të mos punës dhe manipulimeve të LSDM-së janë punonjësit shëndetësorë të cilët nga dita e parë janë në vijën e parë të luftës me virusin kovid dhe qytetarët të cilët janë lënë të kujdesen vetë. Gjithë kësaj duhet t’i vijë fundi, ndërsa për pasojat të bartet përgjegjësi”, thuhet në komunikatën e sotme për media të VMRO-DPMNE-së.