VMRO-DPMNE do të merr pjesë në takimin e liderëve të cilën kryeministri Zoran Zaev e caktoi sot në ora 18, marrin vesh mediet elektronike nga burimet partiake.
Sipas paralajmërimeve, në takim do të bisedohet për detajet e referendumit, sidomos në pjesën zgjedhjes së përbërjes së re të KSHZ-së, transmeton Almakos.
Kjo temë dje ka nxitur debat të ashpër në Parlament. Qeveria e dërgoi propozim ligjin për ndryshime në Kodin Zgjedhor me të cilën është paraparë që përfaqësuesit e KSHZ-së të zgjidhen me shumicë absolute, në vend që me dy të tretat e shumicës.
VMRO-DPMNE është kundër këtij propozimi./Almakos/