16 Shtator 2018 / 16:01
Marrëveshja me Greqinë është e keqe, ndërsa pushteti heshtë për pasojat e dëmshme. Këto ishin një pjesë e porosive kryesore të liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në fjalimin e tij pas tubimit protestues në Shtip. Edhe krahas argumenteve kundër marrëveshjes, kreu i opozitës përsëriti se nuk do t’i ftojë qytetarët që të dalin e as të mos dalin në votim.
Këto janë kohëra historike, dhe vetëm ata që nuk duan ta kuptojnë, që dua të them, bëhen sikur VMRO nuk i arsyeton pritshmëritë. Dhe e sulmojnë, duke harruar se shteti ka vetëm një problem, e ai është Zaev…më 30 shtator, dëgjojeni zemrën dhe veproni siç thotë arsyeja- deklaroi Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Këto fjalë Mickoski i tha në fund të fjalimit prej 35 minutave, të cilin e filloi me përkulje në skenë para qytetarëve të tubuar. Paraqitja e tij kryesisht ishte e fokusuar kundër marrëveshjes me Greqinë dhe rruajtjen e emrit të Maqedonisë, por shpesh këto argumente i shfrytëzonte për kritikë të përgjithshme ndaj punës së qeverisi.
Votimi Për nuk do ta ndryshojë faktin se Zoran Zaev ditën e ardhshme do t’i ndajë tender vëllait të tij Vices, Koço Angjushevi edhe më tej do t’i godasë gazetarët me stilolaps, kryetarët e tyre do të vazhdojnë t’i spiunojnë fqinjët dhe bashkëqytetarët e tyre, të bëjnë kontrabandim me duhan apo të rrahin gra, dhe çfarë nuk janë në gjendje të bëjnë për këtë pushtet të shkretë- tha Hristian Mickoski.
Edhe pse VMRO-DPMNe refuzon t’i ftojë qytetarët për të votuar apo për të bojkotuar, aktivitetet e partisë në teren do të vazhdojnë. Sipas paralajmërimeve nga Shtipi, deri në referendum opozita do të vazhdojë me tubime dhe marshe edhe nëpër qytete tjera të Maqedonisë.
Alsat-M