10 Tetor 2018 / 10:32
Burime të Alsat nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së bëjnë të ditur se para mbledhjes së Komisionit për çështje kushtetuese do të mblidhen për të diskutuar nëse në seancën e këtij komisioni do të marrin pjesë ose jo. Jo zyrtarisht pritet që deputetët opozitar të marrin pjesë në mbledhje dhe të hapin diskutim. Mbledhja e Komisionit për çështje kushtetuese ku do të votohet nevoja për ndryshime kushtetuese është caktuar për orën 12:00.