LSDM-ja në mënyrë hipokrite dhe të pafytyrë dëshiron të përfitojë nga vuajtjet e qytetarëve.
Kuazi masat e pushtetit nuk janë kurrfarë ndihme për qytetarët dhe biznesin. Ndërmarrjet të cilat nuk punojnë në kohë të pandemisë, nuk do të mund të aplikojnë për edhe ashtu mjetet e vogla, të cilat i parashikon qeveria.
Sektorë të tërë janë jashtë përfshirjes së masave, e me këtë mijëra familje janë pa të ardhura.
Në kushte kur shtete nga rajoni japin miliarda për ndihmë të qytetarëve, qeveria e LSDM-së nuk jep asnjë denarë.
Maqedonia është sjellur në prag të katastrofës. Pushteti duhet të jetë më përgjegjës. Keqpërdorime të situatës nuk guxon të ketë.