Përmes një komunikate për mediat, VMRO-DPMNE ka dalë me një formë se si të organizohet procesi mësimor nga shtatori, duke potencuar se nuk duhet që të lejohet LSDM dhe Zaevi të krijojnë kaos edhe në sektorin e arsimit, përcjell in7.
Sipas kësaj partie LSDM-ja dhe Zaev nuk arritën dot që të përballen as me krizën shëndetësore, as me krizën ekonomike, dhe tani edhe me një tjetër krizë, atë në fushën e arsimit. Dhe pikërisht për këtë arsye VMRO-DPMNE ka dalë me dhjetë pika si zgjidhje më të mira për t’u zhvilluar procesi arsimor.
- Ora mësimore të zgjatë 20 minuta, me një paralele në një klasë. Arsimtarët të punojnë me grupe me nga 15 në vend se 30 nxënës. Puna jashtë orarit për mësuesit duhet të jetë në pajtim të tyre dhe e njejta të paguhet.
- Shkollat të punojnë në tre ndrime
- Orët të inçizohen dhe të jenë në qasje për nxënësit në çdo kohë. Ata duhet ta inçizojnë momentin kur të mbahet ora apo një ditë para se të përgatiten për orë.
- Mësuesit duhet të punojnë nga shkolla, e jo nga shtëpia. Një mësues vetëm në një klasë të mbajë mësim.
- Në këto kushte të marin pjesë fëmijët të cilët nuk kanë kushte për online mësim, me të gjitha masat për mbrojtje.
- Ata nuk do të jenë më tepër se 15 në një paralele.
- Që kështu të punojnë mësuesit, së bashku me komunat, duhet të sigurohet një kompjuter në çdo klasë dhe lidhje solide të internetit që ora të vijojë pa pengesa.
- Duhet të hapen çerdhet
- Nëse mungon personel për organizimin e qëndrimit ditor, duhet të angazhohen studentët nga vitet e fundit të studimeve nga fakultetet.
- Për mësim praktik në shkollat e mesme duhe ttë organizohen nxënësit nga pesë në grupe në disa ndrime.
- Të caktohet një apo dy platforma të unifikuara për zbatim të mësimit onlajn dhe për të njejtën të organizohet trajnim.