23 Nëntor 2018 / 13:27
Java e dytë pas arratisjes së Gruevskit, ndërsa pushteti ende hesht dhe nuk merr përgjegjësi, kështu akuzoi sot VMRO-DPMNE-ja opozitare Qeverinë e Zaevit.
“Opinioni kupton informacione nga shtetet tjera, ndërsa Qeveria jonë ende analizon. Në vend që LSDM ta hedhë topin te VMRO-DPMNE le t’i përveshë mëngët që ta ndriçojë rastin dhe le të marrë përgjegjësi. Republika e Maqedonisë është shteti i vetëm në Evropë ku sundon junta, që gjyqësinë e robëruar e përdor si armë kundër kundërshtarëve të vet politik”, thuhet në reagimin e VMRO-së.
Nga kjo parti akuzojnë edhe paraburgimin e Janakievskit dhe Bozhinovskit e vlerësojnë si hakmarrje politike.
“Paraburgimi për Mile Janakieskin dhe Kiril Bozhinovskin është edhe një shembull eklatant për përndjekje, terror si dhe hakmarrje politike me qëllim të vetëm për mbulimin e paaftësisë të pushtet kriminal në krye me të falurin Zoran Zaev”, thonë nga VMRO-ja sipas të cilëve përgjegjësia për arratisjen e Nikolla Gruevskit qëndron vetëm në pushtetin me të cilin udhëheq Zaev dhe Spasovski”.
Loading…