Zoran Zaev dhe LSDM i shkatërrojnë edhe ashtu kapacitetet e vogla energjetike të cilat i ka Maqedonia. Në vend të investimeve në kapacitete të reja, pushteti menzi i mban të vjetrat.
Nuk ka muaj, të mos hiqet nga përdorimi ndonjëra nga blloqet e REK Bitola. Humbjet janë në rënie, ndërsa askund nuk janë investimet e paralajmëruara në termoelektrana. Nuk ka filtra, mekanizma as thëngjill. Termoelektranat janë lënë pas dore.
Pushteti premtoi shumë, ndërsa nuk ka realizuar asgjë. Niveli i realizimit të programit të LSDM-së arrin vetëm 2%.
Pushteti paralajmëroi edhe se do t’i ndërtojë hidroakumulimet Çebren dhe Galishte. Tre vjet që janë në pushtet nuk kanë filluar as me përgatitjen e dokumentacionit projektues.
Tre vjet në pushtet asgjë nuk kanë bërë në fushën e energjetikës. Tre vjet durojmë vetëm humbje.
Koha është LSDM të shkojë. Pas 12 prillit vijon rindërtimi i Maqedonisë me VMRO-DPMNE-në.
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së