11 Janar 2019 / 13:28
Pranimi i aktakuzës së rastit “Talir” nga Gjykata Penale, për VMRO-DPMNE-në, është edhe një tjetër dëshmi se Kryeministri Zoran Zaev po u bën presion deputetëve të partisë opozitare për të votuar ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Sekretari i përgjithshëm i VMRO-së, Igor Janushev bëri me dije se nëse pushteti vazhdon me këto politika, partia e Mickoskit do të lëshojë institucionet, përfshi këtu edhe Kuvendin. Megjithatë, vendimet pritet që të merren bë Komitetin ekzekutiv që do të fillojë pas pak.
I pyetur nga Alsat nëse grupi parlamentar i VMRO-së është i unifikuar kundër ndryshimeve kushtetuese, zëdhënësi i partisë Naum Sotillkovski tha se beson që nuk do të ketë deputet të ri të partisë së tij që do të votojnë për ndryshimin e emrit.
Besian Leka
Loading…