“VMRO-ja bllokon reformat në institucionet e mediave”

“VMRO-ja bllokon reformat në institucionet e mediave”

LSDM vazhdon të akuzojë VMRO-DPMNE-në dhe deputetin e saj Ilija Dimovski se po bllokojnë reformat në media. Zëdhënësi i partisë në pushtet, Kostadin Kostadinov, deklaroi se deputeti Dimoski, si kryetar i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, vazhdimisht refuzon të caktojë seancë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime audio dhe audiovizuele dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit programor të RTVM-së. Sipas Kostadinovit, VMRO-DPMNE me vetëdije po bllokon reformat në media.

Është e dukshme se qëllimi i vetëm i sjelljes së këtillë është ruajtja e kuadrove partiak të VMRO-DPMNE-së në Agjencinë e Mediave dhe në RTVM, të cilat se shndërruan në katastrofike gjendjen në media. Për rikujtim, gjendja në RTVM është kritika e vetme në raportin e Komisionit Evropian, ndërsa nevoja për reforma në servisin publik është theksuar edhe në raportin e Reporterët pa kufi”-tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Loading…