VMRO-ja demanton se janë pranuar një pjesë e vërejtjeve për Ligjin e Prokurorisë

VMRO-ja demanton se janë pranuar një pjesë e vërejtjeve për Ligjin e Prokurorisë

VMRO-DPNE-ja ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev, i cili sot tha se janë pranuar një pjesë e vërejtjeve të VMRO-DPMNE-së lidhur me negociatat për normat ligjore në sferën e Prokurorisë Publike.

“E para, ose z.Zaev nuk e ka lexuar propozimin e ri të cilën ministrja e Drejtësisë Deskovska e ka dorëzuar deri te përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së ose Zaev vazhdon me vetëdije të mos e flet të vërtetën në opinion dhe kurdis se kinse pushteti është bashkëpunues. E dyta, e papranueshme është retorika e pushtetit dhe parimi merre ose lëre të cilat nuk shkojnë në interes të procesit.E treta, pushteti mundet në mënyrë artificiale të formojë dy të tretën e shumicës siç e tregoi edhe praktikisht periudhën e kaluar por ajo nuk do të sjell cilësi të reformave as edhe do t’u jep legjitimitet pa marrëveshje me VMRO-DPMNE-në. Udhëheqja e tillë eventuale e procesit nënkupton përdëftim të muskujve në politikë dhe asnjëherë nuk mund të jetë reformë, por hallkë e përllogaritjes së Zaevit me kundërshtarët politik”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së

Loading…

TAGS