VMRO për LSDMnë: Ose bëjeni Qeverinë ose hiqni dorë

VMRO për LSDMnë: Ose bëjeni Qeverinë ose hiqni dorë

Tashmë prej 3 ditësh LSDM thotë se ka siguruar shumicë parlamentare. Të dalë të thotë se me kë e ka bërë atë shumicë, kush janë deputetet, në të kundërtën gjithë këtë do ta quajmë manipulim nga LSDM drejtë qytetarëve”. Kështu porosit zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski. Ai thotë se Qeveria e dakorduar në takimin e djeshëm mes sekretarit të Përgjithshëm të LSDM-së Ljupco Nikolovskit dhe Artan Grubit nga BDI, ka zgjatur vetëm disa orë, pasi vetë LSDM e ka dematuar një gjë të tillë.

Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

“Ajo Qeveri e dakorduar ka zgjatur disa orë sepse menjëherë pas saj LSDM vetë u demantuan se kanë formuar Qeveri me BDI-në. Do të shfrytëzoja mundësinë, që të bëjë thirrje publikisht dhe ju apeloj edhe juve mediave që të pyesni LSDM-në, tashmë tre ditë thotë se kanë shumicë, pastaj vetë demantohen, të dalin publikisht dhe të tregojnë cilat janë partitë politike me të cilat koalicionojnë, cila është shumica parlamentare e formuar dhe të jenë transparentë ndaj qytetarëve. Momentalisht është bërë partia ‘pishmane’, siç po shohim koalicionet u zgjasin disa orë”.

I pyetur se me cilën parti i kanë qëndrimet më të përafërta, Arsovski u shpreh se VMRO-DPMNE bënë bisedime miqësore me të gjitha partitë politike, mirëpo nuk dëshiroi të zbuloj asgjë më shumë, për siç tha mos ta dëmtoj procesin e bisedimeve.

Përndryshe, disa media një ditë me parë raportuan se LSDM dhe BDI tashmë kanë rënë dakord të formojnë një qeveri të re, duke përcjellë letrën me shkrim të LSDM-së pas takimit të Sekretarit të tyre të Përgjithshëm Ljupco Nikolovski me Artan Grubin nga BDI.

Në këtë shkrim, mes tjerash thuhej se LSDM pajtohet me BDI për disa parime mbi të cilat duhet të mbështetet programi i mundshëm i qeverisë së përbashkët, por nuk precizohej asgjë se kush do të drejtojë qeverinë. Më pas, LSDM I kishin thënë portalit “360 gradë” se letra me shkrim për media e publikuar pas takimit Nikolovski-Grubi nuk do të thotë se është arritur një marrëveshje përfundimtare për të formuar qeveri.

Takimi Nikolovski-Grubi kishet ardhur pas dy takimeve të liderëve të LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti. Të mërkurën, kreu i LSDM-së gjithashtu është takuar me udhëheqësit e koalicionit Alternativa-Aleanca, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi.

Kryetari i i Alternativa, Gashi, në TV Kanal 5 tha se koalicioni AAA-ASH do të hynte në negociata me LSDM-në nëse BDI nuk i përmbahet kryeministrit të premtuar shqiptar. Gashi ka theksuar se koalicioni ASH-AAA do ta përkrahë BDI-në nëse merr mandat për Naser Zyberin kryeministër, por nëse jo, duhet të shkojnë në opozitë, sepse do të rezulton që kanë gënjyer votuesit shqiptarë.