VMRO DPMNE-ja po shqyrton mundësinë e ngritjes së një iniciative deri në Gjykatën Kushtetuese ndaj Presidentit, Stevo Pendarovski. Sipas kësaj partie, Pendarovski ka shkelur rëndë Kushtetutën në momentin kur liderit të LSDM-së, Zoran Zaev ia dorëzoi mandatin për formim të Qeverisë, ndonëse Zaev nuk kishte siguruar shumicë parlamentare. Nga kjo parti thonë se shumë shpejtë do ta bëjnë këtë hap dhe se i mbetet Kushtetueses ta mbrojë Kushtetutën sa herë që dikush e shkelë atë.
“Po shqyrtojmë ngritjen e një iniciative kushtetuese, sepse Presidenti Pendarovski e uzurpoi mandatin tek njëri nga 119 deputetët tjerë të Kuvendit, Zoran Zaevit i cili nuk kishte shumicë. Ia dha mandatin dhe praktikisht e uzurpoi mandatin, me qëllim që t’i jep më shumë kohë, 20 ditë, që të blejë kohë dhe të mundet në mënyrë joparimore të “blejë” deputetë nga listat tjera të cilat marrin pjesë në Kuvend, me mënyra joparimore” tha zëdhënsi i VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Data 25.04.2024
Aktuale
- Emocionuese çfarë thotë Violetë Kukaj për fëmijët e saj
- Kryetari i TDP (Partisë Demokratike Turke) reagon për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale
- Legjenda rumune Mutu: Albion Rrahmani është sulmuesi më i mirë në Rumani
- CIVIL: Enigmë mbetet situata me vendvotimin në Likovë, pas raportimeve për të ashtuquajtur “tren bullgar”
- Fronti Evropian kërkon dorëheqjen e liderëve të VLEN-it: Burrat duhet ta mbajnë fjalën!
- Plagosen 13 civilë nga bombardimet ruse në Ukrainë
- Siljanovska fitoi në 60 komuna, Pendarovski në tre, Osmani në 15, Taravari në dy
- Lirohen nga akuza për krime lufte Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku