10 Shkurt 2019 / 10:53
Nëse Zaev me të vërtetë dëshiron të dëgjojë zërin e popullit, le të mos ik nga qytetarët, le të shpallë zgjedhjeve për të parë se çfarë mendojnë qytetarët për sundimin e tij dy vjeçar, thonë nga VMRO-ja opozitare.
Sipas VMRO-DPMNE-së, partia në pushtet ka shënuar humbje në çdo fushë dhe dha gjithçka që është maqedonase.
“Qytetarët në Maqedoni disa javë po presin qëndrimin e LSDM-së lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët për një kohë të gjatë po presin që Zoran Zaev të merr guximin për një vendim përfundimtar, dhe të vendosë nëse është i gatshëm të shkojë në votime dhe të përballet me zemërimin e qytetarëve, zemërimi i vendosur për këto dy vjet e gjysmë të qeverisjes nga LSDM-ja”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-së.
Loading…