Vodhën dhe shitën veturat e kthyera prapa si pasojë e Dieselgate, burg për dy hajna (Foto)

Shitjet ilegale të veturave të vjedhura, pritet t’i dërgojnë për 30 vite prapa grilave

Romane Porter dhe Daniel Onorati nga Miçigani i Shteteve të Bashkuara, janë gjetur fajtor të vjedhjes dhe shitjes së veturave që ishin pjesë e skandalit Dieselgate, transmeton Telegrafi.

Raportohet se dyshja vidhnin Volkswagen dhe Audi, që ishin të parkuara në disa prej pushimoreve jashtë fushave sportive, që ishin blerë nga kompanitë prej pronarëve të shqetësuar.

Që nga marsi deri në shtator të vitit 2017, ata shfrytëzuan mundësinë të grabisin makinat, që më pas i shisnit te të interesuarit, si modele të reja nga prodhues të rëndësishëm gjermanë.

Gjatë mbrojtjes në gjykatë, Porter dhe Onorati pranuan se kanë vjedhur makinat, por zgjodhën ato që ishin më të mirat dhe që nuk janë prekur prej Dieselgate. Ata kundërshtojnë se kanë të bëjnë me ndonjë keqbërje tjetër, pos vjedhjes dhe shitjes ilegale të veturave.

Ky veprim nuk mund të dënohet aq sa është vlera e dëmit, meqë nuk ka ndonjë ligj që cakton në mënyrë specifike, se makinat e kthyera nuk mund të shiten.

Derisa gjykata ende nuk e ka dhënë fjalën përfundimtare, pritet që ata së bashku të dënohen me nga 30 vjet burg, apo edhe më shumë. /Telegrafi/