23 Dhjetor 2018 / 16:19
Shkupjanët sot u zgjuan me ditë dimri të ftohtë dhe me mjegull. Mjegull, e shoqëruar me tym dhe erë të keqe, mund të ndihet jo vetëm në zonën qendrore të e qytetit, por edhe në periferi.
Ndotja e ajrit nga dita në ditë më shumë po u pengon qytetarëve. Nuk ankohen vetëm të moshuarit.Probleme me pasojat e dëmshme kanë edhe të rinjtë. Askush nuk e sheh një zgjidhje më të shpejtë. Ata thonë se janë lënë në mëshirë të fatit.
Ndjehet, më shumë në qendër, në Shkup veri gjithashtu, por mendoj se kudo ndjehet ajri i ndotur. Sapo të dalësh , fillon të kollitesh. Unë jam 70 vjeç dhe e ndjej ndotjen. ”
Vjen era tym, era goma, erë e gazit nga makinat. Të bëhet diçka me makinat, të caktohen që të vozisin në ditë të caktuara, sipas targave ose ngjashëm.”
Si nuk ndjej. Sot është më i ndotur, ndjehet në fyt, më bën të kollitem, dhe hunda më rrjedh shumë. Shteti duhet të gjejë një rrugëdalje. Nuk ka rrugëdalje për mjegullën. ” – theksuan qytetarët e anëketuar
“Me kalimin e orëve, dita filloi të hapet, por mjegulla, grimcat PM 10 dhe tymi ende të pranishme në ajër. Do të përpiqemi të kapim edhe një fotografi tjetër, por këtë herë do ta bëjmë nga lart, nga maja e Vodnos. Mali që është pas meje, por i cili ende nuk vërehet”.
Mbërritëm në Vodno të mesme. Atje ishte pamja e pritur. Parking i mbushur dhe shumë njerëz. Më së shumti prindër të rinj me fëmijët e tyre. Shprehen se kanë vendosur të qerasen me ajër të pastër.
Përveç shtigjeve malore që i shfrytëzojnë, teleferiku është megjithatë mënyra më e shpejtë për t’u ngjitur në majën. Atë që janë të përgatitur fizikisht ndoshta e dinë edhe rrugën më të mirë, një pjesë është me baltë, ndërsa në disa pjesë ende ka mbetje të mbulesës së borës. Duke premtuar se radhën tjetër edhe ne do të ngjitemi përmes rrugës alternative, këtë herë ne e zgjodhëm rrugën më të lehtë.
Lartë në majën, në Vodno, për një çast harrohet se Shkupi jo vetëm që është qytet i ndotur, por edhe se është në konkurrencë të jetë në fronin e Evropës sipas këtij parametri negativ. Të gjithë të buzëqeshur, kënaqen në diell, duke harruar se në njërin prej xhepave të palltove, megjithatë mbajnë maskë e cila poshtë në qytet, i mbron nga ajri i ndotur. Secili në mënyrën e tij tenton t’i shfrytëzojë momentet e çmuara. Duke pirë kafe, shoqërim me familjen, ose nga ana tjetër ndoshta një piknik i vogël me miqtë. Të gjithë janë të sigurt në një gjë, Shkupit i mungojnë vende të këtilla turistike për shëtitje ku qytetarët do të mund të kalojnë mirë dhe në ajër të pastër.
Shkupit i mungojnë vende të këtilla. Këtu, Kuçkovë, Matkë, mendoj se mund të kënaqesh. Shkupit i mungojnë vende të këtilla. Por, më atraktive është Vodnoja. Ne erdhëm këtu rreth orës 11 e 30 minuta, ndërsa do të qëndrojmë deri në orën 16“.
Ky është njëri prej lokaliteteve të rralla ku qytetarët e kryeqytetit tentojnë të ikin nga ndotja e ajrit e cila është më e përqendruar në zonën qendrore të qytetit. Gjërat doemos të ndryshojnë, por të pushojmë së prituri që dikush tjetër t’i kryejë ato. Të fillojmë nga vetvetja. Meqë vetëdija ekologjike na është më e ulët se gjithçka tjetër”. – theksuan qytetarët e anëketuar
Ile Petrevski
Loading…