Vojvoda për Hadërgjonajn: Shumë mirë që ka ardhur te Kosova

Vojvoda për Hadërgjonajn: Shumë mirë që ka ardhur te Kosova
15:40 | 6 Shtator 2019

Mërgim Vojvoda nuk ka dashur të komentojë mbi konkurrencën e krijuar me ardhjen e Florent Hadërgjonajt.

Mbrojtësi i Huddersfield në pranverë i është bashkuar Kosovës, dhe ardhja e tij ka rritur konkurrencën në krahun e djathtë, në të cilën pozitë luan edhe Mërgim Vojvoda.

Në një pyetje rreth kësaj situate, Vojvoda ka thënë se konkurrenca është e mirë, dhe se është shumë i lumtur që Hadërgjonaj ka zgjedhur Kosovën.

“Konkurrenca është e mirë, na detyron të bëjmë gjëra edhe më të mira”, është përgjigjur fillimisht Vojvoda, përcjell lajmi.net.

“Jam i lumtur që ka ardhur këtu, e dimë që është lojtar i mirë, është diçka e mirë për ne”./Lajmi.net/

TAGS