17 Janar 2019 / 14:57
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po analizon mundësinë që në të ardhmen të mund të krijohet bazë biometrike e të dhënave për votuesit si dhe të votohet në mënyrë elektronike. Megjithatë ekspertët thonë se këto risi teknologjike mund të jenë shumë komplekse dhe problematike për t’u zbatuar.
Votimi elektronik dhe baza biometrike e të dhënave të votuesve janë dy nga ndryshimet me madhore teknologjike të cilat pritet të zbatojë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në të ardhmen. Institucioni për organizimin e zgjedhjeve për momentin është duke bërë analiza për efikasitetin e mundshëm të këtyre ndryshimeve në vend.
Ne e kemi të qartë se kjo nuk mund të bëhet menjëherë dhe në mënyrë të përshpejtuar. Këto teknologji të reja nuk mund të aplikohen për zgjedhjet që pasojnë megjithatë po ashtu e kemi të qartë se duhet të fillojmë ta bëjmë këtë prandaj e bëjmë këtë hap të parë.” – theksoi Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së
Është fakt që ne duhet të mendojmë për E-votim, pikërisht sepse shumë qytetarë tanët jetojnë, qëndrojnë dhe punojnë jashtë vendit dhe gjithsesi e kanë të garantuar me Kushtetutë të drejtën për të votuar.”- tha Frosina Remenski, nënkryetare e Kuvendit
Ekspertët e jashtëm dhe shoqëria civile thekson anët pozitive dhe negative nga aplikimi i këtyre teknolgjive.
Regjistri biometrik nuk mund të zgjidhë çështje si fshehtësia e votës ose blerja e votës, nuk mund të garantojë besimin e palëve të përfshira, nuk mund të zgjidhë probleme që kanë të bëjnë me nënshtetësinë, vitet ose vendbanimin. Zbatimi i këtijë modeli në zgjedhje është kompleks dhe mund të jetë shumë i kushtueshëm.” u shpreh Joana Kosma, IFES
Maqedonia akoma nuk ka arritur as deri në disa nivele bazë të sigurisë dhe cilësisë online dhe zgjidhjeve të reja teknologjike. Për këtë, është mirë të ëndërrohet por le të shikojmë rreth nesh se si është realiteti dhe më pas të planifikojmë ndonjë gjë. Me këtë mbështetje teknologjike që ka vendi, këtë që e shohim në institucione por edhe në media, nuk mund të shpresojmë se kjo së shpejti do të ndodhë.” – theksoi Xhabir Deralla, Qendra për Liri, Civil
Disa vende tashmë kanë votim elektronik dhe regjistër biometrik të votuesve kurse disa të tjera i kanë larguar këto aplikacione duke i cilësuar si joefikase për shkak të pengesave teknologjike ose krimit kibernetik.
Fatlume Dervishi
Loading…