Vrasja e 24 vjeçarit! 4 vëllezërit e dehur, ‘luftë’ me thika në orët e para të mengjesit

Vrasja e 24 vjeçarit! 4 vëllezërit e dehur, ‘luftë’ me thika në orët e para të mengjesit

Zbardhen detajet e para nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Sllatinë të Dibrës, ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos me sende të forta dhe humbi jetën në spital një shtetas.

foto ilustruese

Policia bën me dije se katër djem, konkretisht dy vëllezër kanë qenë duke konsumuar alkool në lokalin e fshatit me dy vëllezër të tjerë, banorë në të njëjtën zonë.

Takimi i tyre ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, ku nën ndikimin e alkoolit që kishin konsumuar, ka nisur debati dhe konflikti mes tyre, që ka rezultuar fatal për 29 vjeçarin D.P.

Gjithcka nisi nga vëllai i viktimës, Q.P, 24 vjec i cili ka qëlluar me thikë njërin nga vëllezërit, bashkëmoshatarin me inicialet M.H.

Më pas, ky i fundit, i ndihmuar edhe nga vëllai i tij J.H, kanë marrë hak duke i qëlluar me sende të forta vëllanë Q.P, i cili nisi përplasjen fizike me armë të ftohta.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme.