Vrasja e 38-vjeçares nga kunati, nëna rrëfen ngjarjen: Më la pa ndjenja, Enkeledën e goditi me levë në kokë

Vrasja e 38-vjeçares nga kunati, nëna rrëfen ngjarjen: Më la pa ndjenja, Enkeledën e goditi me levë në kokë

Ngjarja e rendë që ndodhi më 11 janar tronditi të madh e të vogël.

Një 38-vjeçare u vra nga kunati i saj, në shtëpinë e saj, në dhomën e gjumit.

Emisioni “Me Zemër të Hapur” risjell në News24 detaje të tjera nga kjo ngjarje horror të nxjerra nga vetë protagonistët e këtij krimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten e kaluar, rreth orës 23:40, në një apartament në katin e dytë të një pallati të vjetër në zonën e Paskuqanit, aty ku jetonte viktima bashkë me vajzën 17 vjeçe dhe nënën e saj.

Enkeleda Çapoku u masakruar nga kunati i saj, 34-vjeçari Erdet Çapoku, vëllai i burrit të saj. Nëna rrëfeu në emision se Enkeleda është përleshur me të para se të merrte goditjet fatale që i shkaktuan vdekjen.

34-vjeçari u largua me biçikletë menjëherë pasi kreu krimin e rëndë, për t’u arrestuar më pas nga shërbimet e Komisariatit Nr.4, pranë një karburanti në zonën e Laprakës.

Burime nga policia thanë se i dyshuari ka pretenduar se vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrjeje, pasi kunata e kishte denoncuar për përndjekje.

Denoncimi ishte bërë 6 muaj më parë, ku ajo pretendonte se kunati e dhunonte psikologjikisht, e përndiqte dhe e fotografonte kudo që shkonte me të bijën, dhe më pas fotot ia dërgonte në burg, vëllait të tij, bashkëshortit të Enkeledës, duke sjellë probleme në çift. Gjatë seancës për masën e sigurisë që e la 34-vjeçarin në burg, ai ka pranuar krimin, tha se nuk e mbante mend konkretisht ngjarjen. U aludua për një raport të prishur të saj me bashkëshortin që ndodhej në burg por nëna e viktimës thotë se çifti shkonte shumë mirë.

“Atë natë nga ora 11 e natës ramë në gjumë. E ka hapur derën, na ka parë nga dritarja që kishim fikur dritën. Na ka ndjekur. Kishte 5 ditë. Ka parë pallatin që s’ka pasur lëvizje, ka hapur derën se ka pasur një shul të vogël. Duke i ditur rrethanat e ka hapur ngadalë derën e jashtme dhe ka hapur derën e dhomës. Aty e kam parë unë, ishte veshur me kapuç të zi, doreza të zeza. Erdhi direkt tek krevati im dhe më qëlloi disa herë. Duke më lënë pa ndjenja.

Pastaj nuk e di çfarë ka ndodhur me vajzën. Është përleshur. Shenjat e gishtërinjve që kemi parë ka tentuar të ngrihet. Ka tentuar të ndezë dritën, aty i ka prerë damarët. E ka goditur me levë pas koke, me tub në fytyrë e ka prerë në hundë. Kur jam përmendur e kam parë vajzën të shtrirë në gjak. I thërrita kësaj nuses, Hajrije, Hajrije. Kam dalë si e çmendur, erdhi gjithë lagjja. Kjo ishte masakra që bëri qelbësira. Punonte në fabrikë, hante bukën me një kokërr vezë për të rritur vajzën. Për t’i plotësuar vajzës e mos t’ia shtrinte dorën askujt. Ishte vajzë e ndershme, bënte kryq gjithë lagjja për Enkeledën. Me bashkëshortin shkonte shumë mirë”, rrëfeu nëna e Enkeledës.