Vrasja e Aulon Zekës, shpallen fajtorë tre të mitur

Vrasja e Aulon Zekës, shpallen fajtorë tre të mitur

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë tre të mitur për shkak të vrasjes së të riut Aulon Zeka.

I mituri G.H. është shpallur fajtor dhe dënuar me 9 vjet e gjysmë burg, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 17.09.2017.

R.G. i është shqiptuar masa edukativo- korrektuese në kohëzgjatje prej tri viteve, ndërsa të miturit L.LL. i është shqiptuar mbikëqyrje e shtuar nga organi i kujdestarisë në kohëzgjatje prej një viti e gjysmë.  Të miturit G.H. i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Për vrasjen e Zekës akuzoheshin dy të mitur, ndërsa një tjetër ngarkohet për moslajmërim të veprës penale.

Rasti ndaj të miturve G.H, R.G dhe L.LL ka qenë në rigjykim.

Ndryshe, Aulon Zeka u vra më 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë. /kp/Telegrafi/

TAGS