Gjykata në Athinë ka vendosur të dënojë me burgim të përjetshëm tre shqiptarët që u akuzuan për ekzekutimin e avokatit të njohur grek Mihalis Zafeiropoulos, dy vite më parë.
Të dënuarit përjetë janë Ibrahim Brahimaj, i konsideruar si vrarësi i avokatit si dhe dy të pandehurit e tjerë, Klodian Lekocja dhe Olti Dulce.
Gruaja e avokatit në përfundim të gjykimit falënderoi drejtësinë greke për vendimin.
“Faleminderit drejtësisë Greke dhe jurisë. Për fat të keq asgjë nuk mund ta rikthejë Mihalis. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë në jetën e tyre sepse ata ishin në burg, ata janë në burg dhe ata do të jenë në burg. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë për ta dhe fatkeqësisht për mua dhe fëmijët e mi”, tha Vicky Zafeiropoulos.