Vrasja e biznesmenëve në Laç/ Gjykata e Kurbinit vendos masën ‘arrest me burg’ për Kreshnik Tushën, i riu mohon autorësinë

Vrasja e biznesmenëve në Laç/ Gjykata e Kurbinit vendos masën ‘arrest me burg’ për Kreshnik Tushën, i riu mohon autorësinë
Tash esht Koha

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e arrestit me burg për 21 vjeçarin Kreshnik Tusha, njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes së dyfishtë ne Laç. Masa i është komunikuar në Spitalin e Traumës në Tiranës pasi ai është i plagosur prej ditës kur ndodhi ngjarja.



Tusha mohoi të ketë lidhje për ngjarjen kurse Prokuroria e akuzon si një nga 4 autorët e veshur si policë që ekzekutoi në Laç Bujar Likën, mikun e Ervis Martinajt dhe Paulin Markun.

Ngjarja ndodhi më 30 maj kur 4 persona të armatosur dhe të maskuar si policë morën peng fillimisht dy fëmijët e Paulin Markut duke u vënë armët në kokë.

Më pas ata hynë në hotelin A&A në Laç ku në holl qëndronin Bujar Lika dhe Paulin Marku. Lika i armatosur i pa dhe qëlloi menjëherë drejt tyre por autorët qëlluan me blindshpuesë duke lënë të vdekur Bujar Likën në vendngjarje kurse Paulin Markun të plagosur. Ky i fundit ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Nga kjo ngjarje dyshohet të ketë lënë të plagosur Kreshnik Tushën i cili sapo ishte liruar nga burgu. Por ky i fundit pretendon se po atë ditë, më 30 maj ishte vetëplagosur në shtëpi dhe jo nga Bujar Lika tek hoteli A&A.

Tash esht Koha