Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës sot ka ndodhur një vrasje, ku dyshohet se vëllau ka vrarë vllaun.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës mund t’iu konfirmojmë se ka ndodhur një vrasje. Për detajet tjera do t’iu njoftojmë gjatë një konference që do të mbahet në Drejtorinë Rajonale në Prizren të Policisë së Kosovës”, ka thënë Gashi për Telegrafin.
Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se vrasja ka ndodhur mes vëllezërve.
Po ashtu, një person i moshës rreth 30 vjeç është gjetur i vrarë në një kazino të Suharekës. /Telegrafi/