Vrau bashkëshortin e kushërirës teksa konsumonin drekë, zbardhet dëshmia e shqiptarit

Vrau bashkëshortin e kushërirës teksa konsumonin drekë, zbardhet dëshmia e shqiptarit

Mediat greke zbardhin dëshminë e 41- vjeçarit shqiptar i cili pak ditë më parë vrau burrit e kushërirës.

Burri ka deklaruar në seancë teksa u njoh me masën e sigurisë se nuk ka pasur probleme me 38 vjeçarin, burri i kushërirës së tij.

Ai shprehu keqardhjen për faktin se dy fëmijët e të ndjerit do të të jetojnë pa të.

Mediat greke shkruajnë se viktima ka dashur të marrë gruan dhe dy fëmijët dhe të largohet për shkak të sjelljes së dhunshme të 41 vjeçarit. Pas kësaj, ai ka marrë thikën dhe e ka qëlluar tre herë, njëra prej të cilave e ka goditur në pjesën e zemrës.

Autori kishte konsumuar alkool, ndërsa ngjarja ndodhi pasi kushërira e tij, bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët i shkuan për vizitë në shtëpi.

Pas një grindje të momenti ai e qëlloi bashkëshortin e kushërirës me thikë, ndërsa policia ende nuk e ka gjetur armën e krimit.