Vrima më e thellë artificiale në Tokë e mbuluar vetëm nga një kapak i ndryshkur

Vrima më e thellë artificiale në Tokë e mbuluar vetëm nga një kapak i ndryshkur

Pusi super i thellë rus Kola u bë nga sovjetikët në emër të shkencës, për të mësuar më shumë rreth asaj që ndodhet nën këmbët tona, kështu që ata u gërmuan pa ndërprerë

Projekti për të shpuar sipërfaqen e Tokës filloi afër Murmansk në vitet 1970, kur shkencëtarët sovjetikë donin të provonin koren e Tokës.

Ata gërmuan mbi 12 kilometra për dy dekada, por u detyruan të ndalojnë shpimin më 1992, pasi  temperaturat arritën në rreth 180 gradë Celsius, që ishte më ngrohtë se sa kishin parashikuar.

Ekspertët ende nuk kanë kuptuar se si ta kapërcejnë këtë pengesë të temperaturës nëse duan të ecin  tutje pa shkatërruar pajisjet në proces, andaj ka ardhur edhe deri te ndërprerja e gërmimeve.

Para kësaj, ata gjetën ujë 12 kilometra nën sipërfaqe, përkundër bindjeve të mëparshme se një gjë e tillë ishte e pamundur.

Ata gjetën gjithashtu 24 specie të reja të organizmave qelizorë të zhdukur dhe zbuluan gurë 2.7 miliardë vjeçar.

Pusi super i thellë ka diametër 23 centimetra dhe kapaku metalik i tij është vendosur, në mënyrë që askush mos të futet brenda.

Nëse do të binit në vrimë, do të duheshin 3.5 – 4 minuta për të rënë në fund.

TAGS