Vuani nga rënia e flokëve? Thuaji stop me dy hapa të thjeshtë që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi

Vuani nga rënia e flokëve? Thuaji stop me dy hapa të thjeshtë që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi

Edhe pse jo shumë e zakonshme, ekziston mundësia që një problem shëndetësor të jetë prapa flokëve të hollë dhe humbjes së tyre. Situatat më të zakonshme të lidhura janë mosfunksionimi i tiroides, mungesa e vitaminës ose hekurit, anemia dhe problemet e hormoneve. Ekziston edhe një gjendje e quajtur ‘alopecia androgjenike’, e cila është gjenetike dhe mund të fillojë në të njëzetat ose pas menopauzës.





Kështu që bërja e një kontrolli tek mjeku është gjithmonë një mënyrë e mirë për të filluar zgjidhjen e problemit.  Po tjetër? Përdorni maskën me avokado dhe mjaltë 1 herë në javë.

Ju nuk keni nevojë për produkte kimike për të rritur volumin e flokëve tuaj. Përbërësit natyralë jua zgjidhin shumë punën në këtë drejtim.

Mjafton:

1 avokado

1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

Shtypni tulin e avokados në një tas dhe e përzieni me mjaltin.

Aplikojeni maskën tek flokët e lagur ose të thatë dhe e lini të veprojë për 20 minuta.

Përdoreni rregullisht maskën dhe shumë shpejt do të vini re një ndryshim. Kjo pasi avokado është e pasur me proteina ndërsa mjalti super ushqen flokët tuaj.

Nëse dëshironi mund t’i shtoni edhe vaj ulliri për më shumë shkëlqim

TAGS